Rajon & Botë

Luftë civile në Sudan, vriten 300 persona

Më shumë se 300 njerëz janë raportuar se janë vrarë, duke përfshirë civilë dhe paqeruajtës me origjinë kineze. I gjithë ky krim ndodhi në Sudanin Jugor, në Juba – ka rritur frikën se vendi po kthehet në luftë civile.

Përleshjet fillimisht shpërthyen të enjten dhe të premten në mes të trupave të Salva Kiir, presidentit të vendit dhe ushtarëve që përkrahin nënkryetarin, Reik Machar.

Vëzhguesit thonë se është e qartë se marrëveshja e paqes ka përfunduar gushtin e kaluar në mes të dy fraksioneve kryesore në vend, mirëpo tani po mbahen “nga një fije”.

Në përvjetorin e pestë të pavarësisë së Sudanit Jugor, filluan luftimet më të ashpra, duke shkaktuar frikë për një kthim të luftës civile në vend./GazetaExpress/