Rajon & Botë

“Lufta Bërthamore në mes të SHBA’së dhe Koresë së Veriut mund të shpërthejë çdo moment” (Foto)

Koreja e Veriut ka paralajmëruar Amerikën se do t’i jap fund “histerisë ushtarake”, duke thënë se do të jenë të gatshëm të përballen me ta, nëse kjo e fundit nis bombardimet drejt rajonit të tyre.

Koreja e Veriut ka thënë se janë të gatshëm t’i përgjigjen SHBA’së me sulme, siç kanë thënë ata, në stilin tonë, shkruan Sky News, transmeton Gazeta Express.

Kina, në anën tjetër, ka paralajmëruar SHBA’në dhe Korenë se tensionet do të arrijnë në “fazë të pakthyeshme dhe të pakontrollueshme”.

Ministri i jashtëm kinez, Wang Yi ka thënë “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen dhe të mos e provokojnë e kërcënojnë njëra-tjetrën”.

“Konflikti mund të shpërthejë çdo moment”, ka thënë Yi.

the authorE B