Është moderatorja pothuajse më e komentuar në titujt rozë.
Luana Vjollca e ka provuar veten edhe në muzikë, ani pse nuk është aktive në këtë profesion, shkruan lajmi.net.
Por duket se ajo ka vendosur t’a marrë më seriozisht muzikën , kjo bazuar në një fotografi që këngëtarja ka shtuar në rrjete sociale.
Ajo mori pozë joshëse e veshur me pantallona të shkurtër dhe bluzë të ngushtë, por ishte mbishkrimi i fotografisë ai që mori vëmendjen e ndjekësve.
“Po t’shoh.” ka shkruar ajo mbi fotografi, e që bëri që fansat e saj të aludojnë se ky është titulli projektit të ri të saj. /Lajmi.net/