ShowBiz

Luana Vjollca publikon fotografi nga fëmijëria, shikoni se si dukej ajo

Ajo ka vite që është pjesë e ekranit shqiptar, shkruna GazetaBlic.Flasim për moderatoren Luana Vjollca e cila u bë e njohur për publikun në fillim si velinë e emisionit ‘Fiks Fare’ së bashku me motrën e saj, Marinën, por që shumë shpejt të dyja kaluan në moderim.

Duke qenë pjesë e ekranit, bënë që kujdesi për pamjen e jashtme të jetë po aq i madh, kështu ajo tani është kthyer në një nga moderatoret që komentohet shumë për pamjen e jashtme, saktësisht për linjat e saj trupore.

Por, sot ajo është bërë nostalgjike, ku është kthyer pas në kohë!Ajo ka publikuar dy fotografi kur ka qenë e vogël e që po duket një fëmijë i ëmbël.

Ndryshe, ajo është përfolur shumë dhe për lidhjen e saj të dashurisë me Krenar Çoçaj, por edhe pse të kapur shpesh nga paparaci rrugëve të Tiranës dhe Prishtinës, një gjë të tillë nuk e ka pranuar deri tani asnjëri nga ta./GazetaBlic