ShowBiz

Luana tregon pak nga dhuratat e shumta që mori për ditëlindje

Luana falënderoi përmes një videoje, ata që e uruan për ditëlindje.

Gjatë ditës së djeshme, Luana Vjollca festoi ditëlindjen, meqë rast mbushi plot 29 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja dhe moderatorja kishte pranuar urime e dhurata të shumta gjatë gjithë ditës së djeshme, nga miqtë, fansat e kolegët.

Në Instagram, Luana së fundi publikoi një video, me të cilën tregon disa prej dhuratave të shumta që i mori me rastin e ditëlindjes.

Ajo ishte mbuluar me lule të shumta e dhurata tjera, ndërsa shkruan “Faleminderit nga zemra per cdo urim! Ne pamundesi per ti kthyer secilit nga ju. Ju them se ju dua me zemer”. /Lajmi.net/