Sot Republika e Kosovës sot ka shtuar edhe një datë historike në kalendarin e saj. Nga 14 dhjetori 2018, Kosova u bë me Ushtri.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës unanimisht kanë votuar për krijimin e Ushtrisë.
E në Kuvendin e Kosovës ka qëndruar edhe nipi i Haradinajve, Luan Haradinaj..
Ai bashkë me ushtarët tjerë në uniformë ka pozuar në foltoren e kuvendit të Kosovës. Kjo ditë padyshim është ndër më të rëndësishmet për Luanin, pasi në luftë ndërroi jetë babai i tij, Shkëlzeni.