Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh dhe anëtar i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi, Petrit Vasili, i është drejtuar me një letër deputetit socialist dhe kreut të Komisionit Fatmir Xhafaj, ku i kërkon informacion lidhur me propozimet e fundit që po negociohen mes palëve për reformën në drejtësi.
Vasili thotë se është domosdoshmëri politike dhe parlamentare dhe detyrim i tij si kryetar i grupit parlamentar të LSI për të informuar grupin si dhe për të formësuar një qëndrim politik lidhur me to.
Nëse negociimi është konfidencial, sërish Vasili kërkon të informohet.





















