Loredana Zefi po vjen me bashkëpunim.
Reperja e njohur shqiptare me famë botërore, Loredana Zefi, po vjen me bashkëpunim, shkruan lajmi.net.
Ajo ka bashkuar idetë me këngëtaren nga Suedia, Amanda Delara dhe projekti i dyshes pritet të publikohet sonte në orën 23:59.
Si Loredana ashtu edhe Amanda e kanë publikuar një video në të cilën me ndjekësit kanë ndarë disa sekuenca të klipit.
Loredana e ka paralajmëruar albumin e saj dhe kjo këngë duket se do të jetë po ashtu pjesë e tij. Ky rikthim i fuqishëm i reperes erdhi pas një pauze./Lajmi.net/