Loredana lëshoi projektin e ri muzikor mbrëmë në mesnatë.
Mbrëmë pas mesnatës, reperja a njohur shaiptare Loredana Zefi e ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, shkruan lajmi.net.
Kënga vjen në bashkëpunim me Capital Bra dhe titullohet “Nicht verdient”.
Këtij projekti muzikor i është realizuar edhe videoklipi ndërsa Loredana edhe këtë herë e ka marrë vëmendjen me paraqitjen e saj.
Për producimin janë përkujdesur Beatzarre, Djorkaeff, BuJaa Beats, kurse miksimin dhe masterizimin e ka bërë Beatzarre.
Ndërkohë, videoja atraktive i është besuar Heiko Hammer.