Loredana ka finalizuar këngën e re.
Loredana vazhdon të sjell projekte të reja muzikore me artistë që janë të njohur në Evropë, shkruan lajmi.net.
Me anë të një videoje, ajo bëri të ditur se tashmë ka përfunduar këngën e re, në bashkëpunim me dy reperë.
Bëhet fjalë për Summer Cem, artist gjerman me origjine turke dhe KC Rebell, reper gjerman me origjine kurde.
Kënga e tyre do të publikohet të enjten më 23:59, ndërsa për fansat e saj, Lori solli disa sekuenca të klipit.
Kujtojmë se artistja komentohet shumë edhe për jetën private, ajo së fundi u përfol për një lidhje të mundshme me reperin Zuna.