Njëri nga njerëzit më të fuqishëm të rrjetit të kartelave të drogës, meksikani i njohur si Joaquin “El Chapo” Guzman, sot është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të dal nesër para Gjykatës së Nju Jorkut.
Lajmin e bëri të ditur Prokurori i Përgjithshëm i Qarkut lindor të Nju Jorkut, Robert Kaperi, i cili tha se nëse “El Chapo” do të dënohet, pjesën tjetër të jetës do ta kalojë në burg.
“El Chapo” ka ikur dy herë më parë nga burgjet meksikane./KosovaPress/