Rajon & Botë

Londër: Zjarri në ndërtesën shumëkatëshe, gjashtë të vdekur

Policia britanike sot njoftoi se gjashtë persona kanë humbur jetën në zjarrin që ka shpërthyer në një ndërtesë shumëkatëshe në Londër, ndërkohë që shfaqet frika se numri viktimave mund të shtohet, transmeton KosovaPress.

“Tash për tash mundemi të konfirmojmë gjashtë raste të vdekjes, por këto shifra me siguri se do të shënojnë rritje”, thuhet në kumtesën e komandantit të policisë Stjuart Kandi.

Brigada e zjarrfikësve ka bërë të ditur se stabiliteti i katit 27 është duke u verifikuar nga inxhinierët e strukturës.

Po ashtu thuhet se ndërtesa tash për tash është e sigurt dhe se zjarrfikësit mund të hyjnë brenda dhe të shpëtojnë njerëzit.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur se kanë bërë një nënë të ketë hedhur foshnjën e saj përmes dritares, në përpjekje për ta shpëtuar. Foshnja është pritur nga disa njerëz të cilët kanë qëndruar te ndërtesa, transmeton Sky News.