Rajon & Botë

Londër, tregjet financiare përballen me efektet e para pas Brexit

Efektet e para konkrete në planin ekonomik pas Brexit u pasuan me frikën e pastabilitetit të sistemit bankar italian duke ngjallur panik në mesin e investitorëve mondialë me rënien e bursave dhe një zhvlerësimi të ndjeshëm të stërlinës.

Stërlina theu pragun simbolik prej 1,30 dollarë kundrejt një paundi britanik për vijuar sërish sot me rënie në 1,2944, niveli i saj më i ulët prej mesit të vitit 1985.

Stërlina shënoi rënie në nivelin e saj më të ulët prej 31 vitesh kundrejt dollarit duke u shoqëruar edhe me zhvlerësimin e euros, ndërsa rriten shqetësimet mbi pasojat e votës pro daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Efektet e para konkrete në planin ekonomik të votës së britanikëve për të dalë nga Bashkimi Evropian po fillojnë të ndjehen.

Të hënën dhe të martën tre kompani britanike të pasurive të patundshme kanë pezulluar menjëherë veprimtaritë e tyre përballë fluksit të tërheqjes së kërkesave të investitorëve të shqetësuar.