Aktuale

Lola Haradinaj me urim special për bashkëshortin (Foto)

Deputeti i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, sot feston ditëlindjen e tij.

E një urim special ai e ka marrë edhe nga bashkëshortja e tij, Lola Haradinaj.

Ajo në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, pak minuta më parë ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me Dautin.

‘U rrita me ty. Urime ditëlindja GJENERAL’, ishte mbishkrimi që kishte lënë Lola.