Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka prezantuar logon zyrtare të dhjetëvjetorit të shtetësisë sonë.
Ai në facebook ka shkruar se po i bëjmë 10 vjet përpjekje që Republika e Kosovës të zë vendin e merituar në mesin e kombeve të lira të botës.
“Ditën e parë të këtij viti të ri, Dekadën e Republikës, po e nisim me logon zyrtare të dhjetëvjetorit të shtetësisë sonë. Shteti ynë, për të cilin dhamë shumë, po i bënë 10 vjet pavarësi. Ne po i bëjmë 10 vjet përpjekje që Republika e Kosovës të zë vendin e merituar në mesin e kombeve të lira të botës. Bashkë mund ta forcojmë edhe më shumë identitetin dhe subjektivitetin e shtetit tonë. #Kosova10”, ka shkruar ai në facebook./KosovaPress/