Dyshimet për bombë në banesën e drejtorit të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha kanë rezultuar me gjetjen e një dhurate për ditëlindje, e cila ishte lodër për fëmijë.
Një banorë i ka thënë KosovaPress-it se nuk bëhet fjalë për ndonjë bombë por për një lodër për fëmijë.
Ata thonë se dikush ka sjellë një dhuratë për ditëlindje por ka ngatërruar adresën.
Banorët thonë se janë larguar nga ndërtesa dhe njëkohësisht janë frikësuar pas gjithë asaj që ndodhi. Sipas tyre, Policia ka larguar banorët nga ndërtesa./KP