Dështimet e martesave janë shumë të përhapura dhe normat e divorcit janë në rritje- por mundet burri yt “besnik” të angazhohet në pabesi pa e kuptuar atë?
Një studim i ri ka zbuluar se 19 përqind e burrave të marr në studim besojnë se të puthësh me pasion dikë që nuk është partnerja e tyre është e pranueshme, transmeton Indeksonline.
Ndërkohë, vetëm nëntë përqind e grave, mendojnë që puthja nuk duhet të jetë një çështje e cila duhet t’i jap fund lidhjeve apo martesave mes partnerëve.
Studimi i 5000 personave, i kryer nga një organizatë për marrëdhënie mes çifteve në Skoci, gjithashtu zbuloi se dy të tretat e të gjitha çifteve mendonin se ajo nuk mund të përballonin në rast se partneri i tyre i mashtron.
Hulumtuesit thonë se këto gjetje janë dëshmi se Britania e Madhe ka nevoje për edukim më të mirë seksual në shkolla, dhe qasje më të lehtë në këshillim të marrëdhënieve për të rriturit.
Një e treta e njerëzve të anketuar thanë se kishin qenë të mashtrua, ndërsa 9 përqind pranuar se dyshojnë se partneri i tyre nuk ka qenë besnik me ta.
Por kjo gjë ndryshon kur bëhet fjalë të për dashuruarit e moshave të reja.
Sipas studimit, 45 përqind e të dashuruarve të rinjë kanë thënë se e konsiderojnë si tradhti të partnerit edhe në raste se ai bën vetëm flirtim.