Aktuale

Llapjanit i hyjnë hajnat në shtëpi, i vjedhin para, armë e ari

Gjatë ditës së djeshme një qytetar të Podujevës i kanë hyre hajnat në shtëpi. Siç ka treguar Policia e Kosovës ata kanë vjedhur në këtë shtëpi para të gatshme , stoli ari dhe një pushkë.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur një pushkë gjuetie e cal. 16 mm, para të gatshme dhe stoli ari. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”./FaktePlus/.