Gjatë ditës së djeshme në Podujevë një qytetar ka deponuar në bankë 200 euro të falsifikuara. Me këtë rast është marrë Policia e Kosovës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person ka deponuar një monedhe prej 200 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar për falsifikim është sekuestruar”.