Aktuale

Llapjanët me armë gjatë festës sikur të ishte luftë

Njësitet policore kanë konfiskuar në një fshat të komunës së Podujevës disa armë zjarri e municione, të cilët janë përdorë gjatë një ahengu familjar.

Intervenimi policor thuhet se është bërë pasi banorë nga fshati Gllamnik, kanë raportuar në polici se në orët e vota të 10 gushtit, po gjuhet më armë zjarri.

“Pas marrjes se informatave për të shtëna me armë zjarri, njësitë policore nga tre të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar kanë konfiskuar tri armë zjarri, një AK-47, dy pistoleta dhe 21 gëzhoja të fishekëve të kalibrit të ndryshëm me të cilat armë të dyshuarit kishin shtënë gjatë një ahengu familjar”, njofton policia.

Edhe pse u konfiskuan disa armë e municione, siç bëhet e ditur me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt dhe askush nuk është arrestuar./FaktePlus