Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka nisur mëngjesin e kësaj të marte me një takim me Kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ky takim mes tyre u zhvillua në vendin ku pritet të ndërtohet Stadiumi Kombëtar në Drenas, derisa dhe i pari i kësaj komune e ka njoftuar të parin e Qeverisë së vendit për detajet e këtij projekti.
Në agjendën e Kryeministrit Haradinaj ishte e paraparë ndalesa e tij tek Parku i Biznesit.
Sipas fotografive nga EkonomiaOnline, nga ky lokacion Haradinaj e Lladrovci u nisën për një takim tjetër të tyre në Komunën e Drenasit.