Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit Ramiz Lladrovci, ka thënë se deri më tani ka marrë 48% të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas.
Ai është shprehur i bindur se është fitues i zgjedhjeve komunale në këtë komunë.
Lladrovci ka falënderuar qytetarët që kanë marrë pjesë në votime gjatë ditës së sotme.
“Akoma nuk ka dalë rezultati përfundimtar, deri tani jam 48-49 %”, tha ai./KosovaPress/