Aktuale

Lladrovci ndan mirënjohje për zjarrfikësit e Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, kanë vizituar Shërbimin e Zjarrfikësve dhe i kanë ndarë mirënjohje për punën dhe angazhimin e tyre në shërbimin emergjent që kanë kryer gjatë ushtrimit fushor dhe rasteve të tjera emergjente.

Gjatë vizitës ne këtë shërbim, nga Shefi i Shërbimit të Zjarrfikësve, Afrim Gjeli, Lladrovci është njoftuar për shërbimet që kryejnë dhe pajisjet të cilat kanë në dispozicion për ndërhyrje në raste emergjente.

I pari i Drenasit ka ndarë mirënjohje për gjithë stafin e këtij shërbimi për punën dhe angazhimin e tyre gjatë intervenimeve emergjente dhe u ka premtuar se për punonjësit e këtij shërbimi do të kujdeset që të kenë kushte me të mira të punës dhe standardizim të pagës me shërbimet tjera të zjarrfikësve në Kosovë.