Aktuale

Lladrovci: Kjo është forca që e bëri fuqinë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, në një konferencë për media tha se kjo është dëshmi që Partia Demokratike e Kosovës ka bastion Drenasin dhe Drenicën.

Ai tha se do të jetë kryetar i gjithë qytetarëve pa i dalluar ata që e kanë votuar me ata që nuk e kanë votuar, andaj shtoi se Drenasi, Drenica dhe Ushtria Çlirimtare konfirmuan vendlindjen e saj e cila është Drenasi. Lladrovci theksoi se kjo është forca që e bën fuqinë pavarësisht asaj që ju jeni tallur me mua.

 

“Kjo është dëshmia që edhe një herë Partia Demokratike e Kosovës e dëshmoi që Drenasin edhe Drenicën e ka bastion prandaj falënderoj të gjithë qytetarët unë do të jem kryetar i gjithë qytetarëve pa dallim edhe atyre që nuk më kanë votuar edhe atyre që më kanë votuar, kështu që Drenasi, Dremica dhe Ushtria Çlirimtare e konfirmoj edhe njëherë që vendlindjen e ka në Drenas. Kjo është ajo që e kam thënë që jeni tallë të gjithë se forca e bën fuqinë, kjo është forca që e bëri fuqinë”, tha Lladrovci.

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shpallur fitues në rezultate preliminare nga dy organizata vëzhguese dhe hulumtuese të këtyre zgjedhjeve, Koalicioni për Integritet Zgjedhor dhe Instituti për Hulumtime dhe Analiza Sociale. / KosovaPress/