Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Ramiz Lladrovci ka mbajtur një konferencë për media, gjjatë të cilës është shprehur se ka fituar bindshëm në balotazhin e sotëm të mbajtur në Drenas.
Ai para gazetarëve ka thënë se tashmë është kryetar i Komunës së Drenasit.,
Lladrovci ka thënë se Forca e PDK-së është Drenica dhe Drenasi.
“I falënderoj qytetarët e Kosovës që treguan qytetari në votim. Ne kemi thënë vazhdimisht se jemi fitues dhe forca e PDK-së është Drenasi dhe Drenica”, tha ai./KosovaPress/
Tags:Ramiz Lladrovci