Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit Ramiz Lladrovci, është shprehur I bindur se do të jetë fitues.
Madje, ai ka thënë se pret që nga këto votime të jetë në krye të Drenasit pa shkuar në balotazh, me rivalin e tij nga NISMA Isa Xhemajlaj.
“I përshëndes të gjithë qytetarët e Drenasit, të cilët kanë treguar qytetari të lartë, kane dal kanë votuar në këtë gjendje të ftoftë…e keni parë edhe ju që unë jam bindshëm fitues dhe zgjedhjet i fiton Partia Demokratike e Kosovës. Cilin balotazh?! Akoma nuk ka rezultate preliminare….Akoma nuk ka dalur rezultati përfundimtar deri tani janë mbi 48-49%…”, tha ai.