Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, kishin shkëmbyer akuza të rënda në drejtim të njëri tjetrit. Madje, akuzat e rënda mes tyre e kishin vënë në pikëpyetje edhe angazhimin e tyre në luftën e UÇK-së.
Mirëpo, në një akademi përkujtimore të mbajtur sot në Tiranë për pesë Dëshmorët e Kombit, Tahir Sinani, Skerdilajd Llagami, Ndriçim Koxha, Lefter Koxhaj dhe Pajtim Roci, ata janë takuar mes vete.
Burime të veriu.info që ishin të pranishëm në këtë akademi kanë treguar se Lladrovci me dy mendje i ka folur Selimit.
