Aktuale

Lladrovci bëri homazhe te lapidari i dëshmorit Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e shënimit të 18-vjetorit të rënies së dëshmorit Shaqir Hoxha nga Shala e Lipjanit e që ishte vrarë në fshatin Nekoc të Komunës së Drenasit, ku edhe ka lapidarin e rënies, ka bërë homazhe dhe ka vënë kurora lulesh.

“Me rastin e shënimit të rënies së dëshmorit Shaqir Hoxha, kanë bërë homazhe edhe familjarët, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë”- njofton komunikata drejtuar mediave. /Gazeta Express