Skuadra e Liverpool-it nuk ka të ndalur.
Pas humbjes në finale të Ligës së Kampionëve skuadra angleze ka vendosur të investojë në lojtarë të kalibrit botëror, shkruan Gazeta Blic
Pasi ka siguruar shërbimet e Naby Keites nga Leipzig dhe Fabinhos nga skuadra e Monacos, tani Jurgen Klopp ka bërë 70 milionë euro për mesfushorin fantastik të Lyon, Nabil Fekir.
Kapiteni i Lyon sipas mediave franceze dhe atyre angleze pritet që sot të zyrtarizojë kalimin e tij tek skuadra më e madhe angleze.
Nabil Fekir është 24 vjeçar dhe luan si mesfushor i avancuar, ai këtë vit ka realizuar 23 gola në 39 ndeshje në të gjitha garat.
Fekir do të jetë pjesë e Francës për kampionatin botëror “Russia 2018”./Gazeta Blic