Aktuale

Lista Srpska: Protesta ishte e paramenduar, dhunën duhet dënuar

Lista Srpska ka thënë se protesta e sotme kundër pelegrinëve serbë ishte e organizuar dhe e paramenduar. Kanë thënë se shqiptarët ishin mbushur me mllef ndaj serbëve me pano dhe pamje të luftës. Veç kësaj, Srpska ka falënderuar Policinë e Kosovës për sjelljen e saj profesionale në ruajtjen e jetëve të serbeve pelegrinë.

Lista Srpska po e konsideron se protesta e sotme në Mushtisht të Suharekës ishte mirëorganizaur pasi javë më parë shqiptarët ishin mbushur me mllef ndaj serbëve përmes panove dhe pamjeve të luftës.

“Gjëra të tilla duhet të parandalohen në të ardhmen, sepse incidenti në Mamush u planifikua dhe u organizua disa ditë më parë, duke mbushur qytetarët me urrejtje për serbët me ndihmën e panove me pamje të luftës”.

Sidoqoftë, zyrtarët serbë në Qeverinë e Kosovës kanë thënë se presin që aktet e tillë të dënohen nga të gjithë.
“Ne gjithashtu dënojmë sulmet kundër policëve të Kosovës, të cilët përkundër situatës së vështirë siguruan lëvizjen e lirë të pelegrinëve serbë, por për shkaka të atmosferës së krijuar nga protestuesit ky udhëtim nuk ishte i mundur”.

.Katër policë e disa qytetarë janë lënduar sot derisa 13 të tjerë janë arrestuar në protestën e mbajtur në Mushtisht të Suharekës. Ndaj këtyre veprimeve kanë reaguar institucionet e Kosovës duke u dhënë të drejtë qytetarëve të protestojnë por edhe serbëve të kthehen në shtëpitë e tyre.