Kryetari i Lista Srpska Slavko Simic i ka kërkuar Kryeministrit Isa Mustafa që ta shkarkojë Mirjana Jevtiq nga posti i Ministres. Madje, Lista Srpska, në letrën që e ka siguruar Gazeta Express ka kërkuar që shkarkimi të ndodhë qysh sot.
Në letër theksohet se Jevtiq e ka njoftuar Lista Srpska’n se dëshiron të largohet nga ky post. Po ashtu, Simic, ka theksuar se Lista Srpska do ta njoftojë Kryeministrin për ndonjë kandidat eventual për Ministër të ri.
Kërkesa e Lista Srpska ka ardhur pas takimit të tyre me Kryeministrin e Serbisë Aleksndar Vucic pak ditë më parë në Beograd. Jevtiq është emëruar pas shkarkimit të Ministrit Mariq, të cilin Mustafa ka thënë se do ta kishte shkarkuar edhe më herët po të kishte qenë shqiptar.
