Aktuale

Lista Serbe vazhdon t’i bojkotojë mbledhjet e kryesisë

Ata nuk po marrin pjesë që nga koha kur Kuvendi po tenton të mbajë mbledhje lidhur me demarkacionin Përfaqësues të Listës Serbe nuk janë as sot pjesë e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ata nuk po marrin pjesë në këto mbledhje që nga koha kur Kuvendi po tenton të mbajë mbledhje për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje koalicioni qeveritar bashkë me LDK-në ende nuk i kanë siguruar 80 votat e nevojshme. Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit është kusht për liberalizim vizash, ndërsa më herët Lista Serbe ka deklaruar se deputetët e saj nuk do të votojnë në lidhje me demarkacionin./kallxo.com