Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq nuk ka përkrahur propozimin e shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, që sot të diskutohet vetëm për projektligjin për Trepçën.
Ai ka kërkuar që projektligji për Trepçën të larohet nga rendi i ditës, duke thënë se nuk ka përkrahur projektligjin për shkak se nuk kanë pas material dhe nuk kanë informacione se çka do të ndodh me Trepçën, duke thënë se si listë serbe nuk do ta votojnë këtë projektligj.
Simiq ka diskutuar edhe me kryeministrin Mustafa, para se të fillonte kjo seancë.
Propozimi i Beqirit është përkrahur edhe nga AAK-ja dhe Nisma për Kosovën./KosovaPress/