Aktuale

Lista Serbe nuk merr pjesë në mbledhje të Kryesisë

Tashmë ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën do të procedohet në Kuvend marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Periskopi.

Në këtë mbledhje të Kryesisë po marrin pjesë përfaqësuesit e partive politike, përveç Listës Serbe.

Kryesia pritet ta caktojë për nesër seancën e Kuvendit, në të cilën do të qitet në votim Demarkacioni.

Qeveria e Kosovës dje procedoi për Kuvend plotësim ndryshimin e projektligjit për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Përveç Lëvizjes Vetëvendosje që është shprehur kundër kësaj marrëveshje, partitë tjera pritet ta votojnë këtë marrëveshje./Periskopi