Lista Serbe nuk ka biseduar me përfaqësuesit e partive në pozitë të shqiptarëve për mbështetjen nga ana e saj të Marrëveshjes mbi demarkacionin me Malin e Zi, me kusht të formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe.
Kështu i ka deklaruar të përditshmes së Beogradit “Novosti”, shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq, transmeton Koha. net.
Simiq kështu ka demantua mediet e Prishtinës, sipas “Novostit”, se është arritur një marrëveshje e tillë, duke shtuar se me përfaqësuesit shqiptar nuk ka pasur kontakte rreth demarkacionit.
Lista Serbe merret me çështje shumë më të rëndësishme se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, citohet të ketë thënë Simiq.