Aktuale

Lista serbe ngrin punën e saj në Kuvendin e Kosovës

Lista serbe ka vendosur që prej sot të ngrijë punën e saj në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka deklaruar Sllavko Simiq, shef i grupit parlamentar të kësaj liste në Kuvendin e Kosovës, pas takimit urgjent që është mbajtur sot në veri të Mitrovicës.

“Shpresojmë që të gjithë përfaqësuesit serbë në Qeverinë e Kosovës do ta mbështesin qëndrimin e listës serbe duke ruajtur kështu në mënyrë unike interesin nacional dhe pasurinë e Serbisë në Kosovë” ka thënë mes tjerash Simiq./KosovaPress/