Lista Serbe ka njoftuar sot se deputetët e saj do të ngrijnë aktivitetet në Kuvend dhe Qeverinë e Kosovës.
Kështu është bërë e ditur në një deklaratë të nënshkruar nga kreu i grupit parlamentar dhe kryetar i Listës serbe Slavko Simiq, i cili ka njoftuar gjithashtu se është marrë vendimi që ministrja e re e Pushtetit Lokal Mirjana Jevtiq të tërhiqet nga posti, shkruan Tanjug.
Aleksandar Vuçiq është i vetmi kryeministër i Qeverisë sonë dhe autoriteti i tij është i padiskutueshëm si për ne ashtu edhe për të gjithë serbët në Kosovë. Kjo është arsyeja pse ne deputetët serbë në parlament dhe institucionet e përkohshme në Kosovë, do të zbatojmë të gjitha vendimet e kryeministrit Vuçiq për të ngrirë aktivitetet në Parlamentin dhe Qeverinë e Kosovës dhe Metohisë, “thuhet në deklaratë, transmeton KosovaPress.