Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë përsëritur se do të pranojnë formimin e Asociacionit të komunave serbe vetëm sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel.
Sipas tyre, nëse Prishtina nuk i përmbahet marrëveshjes për të formuar asociacionin deri më 20 prill, atëherë ata do të vazhdojnë me planin B.
Ky plan nënkupton se ata do të fillojnë vet procesin e krijimit të Asociacionit, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
Igor Simiq nga kjo listë ka thënë se deklaratat e zëdhënëses Federica Mogherini shërbejnë si bazë për hartimin e statutit të ASK-së.