Aktuale

Lista Serbe kushtëzon formimin e FAK-ut

Pengesat kryesore për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës është Lista Serbe, këtë e pranuan në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kurse, në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se askush nuk mund ta ndal ushtrinë e Kosovës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Kosovës, Adem Grabovci ka përfunduar koha që vendimet për Kosovën të merren jashtë Kosovës.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, tha se transformimin e FSK-së po e pengon Lista Serbe.

RTK mëson se njëri nga kushtet e Listës Serbe është që krahas themelimit të Asociacionit të komunave serbe, edhe zëvendëskomandanti i FAK-ut të jetë serb.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se lista serbe po kërkon të ketë batalionet e veta brenda FAK-ut.