Deri më tash shumica e përdoruesve në Britani të Madhe janë mësuar që furnizuesit e tyre t’ua bllokojnë faqet pirate.
Furnizuesit e internetit janë urdhëruar që të bllokojnë një spektër të gjerë të faqeve, si dhe portaleve për marrje direkte dhe xhirim, pasi ofrojnë përmbajtje që shkel të drejtat e autorit, transmeton KosovaPress.
Sipas njërit nga furnizuesit, lista e plotë e faqeve të cilat duhet bllokuar janë madje mbi 3800 adresa.
Ndryshe, bllokimi i faqeve është bërë njëri nga mjetet më të adhuruara të industrisë së argëtimit në masat anti-pirate viteve të kaluara në Britani të Madhe, e cila është lider në këtë fushë.