Që nga dita e sotme ka filluar faza e dytë e lehtësimit të masave kundër përhapjes se koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot listën e plotë të bizneseve, të cilave nga sot iu lejohet veprimtaria për ushtrimin e aktiviteteve në fazën e dytë që nga vendosja e masave të reja pas përhapjes së pandemisë së COVID-19 në Kosovë.
Lista bazohet nga udhëzuesi i përkohshëm për lehtësimin e masave nga pandemia nga data 18 maj deri më 2 qershor.