Aktuale

Lirohet nga burgu Bajrush Xhemajli

Ish-kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, është liruar sot nga burgu pasi ai ka kryer dënimin dy vjeçar që i ishte caktuar nga gjykata.

Xhemajli kishte pranuar fajësinë për aksidentin që e kishte shkaktuar në dalje të Prishtinës më 2009, ku si pasojë kishte vdekur i riu Labinot Rrustemi dhe ishin lënduar disa të tjerë.

Ai ishtë dënuar në vitin 2010 me dy vite e gjashtë muaj burgim, por ai kishte apeluar verdiktin gjë që i mundësoi atij të mbetej në krye të Ferizajt edhe për një kohë.

Lajmi.net ka publikuar disa fotografi nga takimi i Xhemajlit me miq të tij pas daljes nga burgu.