Rajon & Botë

Lirohet në moshën 71 vjeçare ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert

Në moshën 71 vjecare ish-kryeminsitri izraelit Ehud Olmert është sërish i lirë. Ai u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit në kohën kur ishte kryebashkiak i Jerusalemit.

Është sërish i lirë ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert pasi vuajti dënimin e tij në burg për korrupsion në burgun e Tel Aviv.

Lajmi është konfirmuar nga mediat izraelite të cilat kanë cituar shërbimin e burgut të Izraelit.

71 vjecari Olmert ishte dënuar me 27 muaj burg, por u lirua para kohe pasi kreu dy të tretat e dënimit.

Ai u përfshi në skandalin Holyland – toka e shenjtë, në vitet ’90 kur mbante postin e kryebashkiakut të Jerusalemit.

Olmert ka marrë para në këmbim të lejes për zhvillimin e një zone imobiliare në vend.

Në dy raste të veçanta ai ka marrë rreth 115 mijë euro.

Pjesën më të madhe të parave e ka marrë nga një biznesmen i përfshirë në projektin e diskutuar të ndërtimeve me vëllanë e ish kryeministrit Josi Olmert, i cili gjendej në një situatë të vështirë financiare në atë kohë.