Gazetari japonez Kosuke Tsuneoka, (47 vjeçar) për të cilin autoritetet e Irakut kanë dyshuar se ka qenë anëtar i ISIS-t është liruar sot, transmeton Asociated Press.
Siç bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë Tsuneoka është dorëzuar ambasadës së Japonisë në Irak dhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai është arrestuar muajin e kaluar derisa raportonte për luftërat e forcave irakiane dhe ISIS-it në Mosul.
Pas lirimit gazetari ka shkruar në Twitter-in e tij: “i lirë. Nesër në mbrëmje kthehem në shtëpi. Faleminderit të gjithëve”.
Ai ka thënë se është arrestuar se i është gjetur një zinxhir të çelësave me logon ISIS të cilin e kishte gjetur dhe ruajtur si “kujtim nga terreni”.
Gazetari japonez ka demantuar mediat që kanë shkruar se ai ka punuar për ISIS-in si përkthyes.
“Kjo është e tmerrshme sepse nuk e kuptoj arabishten”, ka shkruar ai.
Nuk është hera e parë që arrestohet ky gazetar pasi që në vitin 2010 është kidnapuar në Afganistan.
Në luftimet në Lindjen e Mesme edhe një gazetar japonez është zhdukur para shumë vitesh por besohet se ai është në një burg në Siri.