Zyra e Presidentit të Francës ka konfirmuar sot se është liruar shtetasi francez i cili ishte rrëmbyer në rajonin e Çadit, Abeche, në muajin mars dhe më pas ishte dërguar në rajonin sudanez Darfu.
“Presidenti i Republikës me shumë kënaqësi e ka marrë vesh lajmin për lirimin e bashkëkombësit tanë i cili ishte rrëmbyer në lindje të Çadit dhe ishte dërguar në Sudan,” njofton Zyra e Presidentit të Francës, transmeton Express.
Shërbimi i sigurisë kombëtare të Sudanit ka njoftuar sot se francezi është liruar dhe do të kthehet në kryeqytetin Khartoum./Express/