Reperi Fero dje u arrestua.
Zëdhensja e Policisë së Kosovës për lajmi.net pati konfirmuar mbrëmë se ai, menaxheri i tij Mehmet Elshani dhe truproja e tyre janë dërguar në qendrën për mbatje për 48 orë, shkruan lajmi.net
E sot, reperi Fero ka hedhur një fotografi përmes të cilës tregoi se ai dhe dy personat e lartpërmendur janë liruar nga paraburgimi.
“Sa po u liruam Gang Gang 🤔 @mettelshani @avdullaislami @zzapnchriss” janë fjalët e Feros lënë fotos ku treshja shihen në ambient të jashtëm./Lajmi.net/