Aktuale

Lirohen dy vëllezërit shqiptarë të arrestuar në Gjermani

Policia gjermane ka liruar dy vëllezërit kosovarë, të cilët ishin arrestuar nën dyshimin se po planifikonin sulme terrorist në një qendër tregtare në Duisburg të Gjermanisë.

Vendimin për lirimin e tyre e ka marrë Gjykata me arsyetimin se nuk ekziston më rrezik real prej dy vëllezërve kosovarë, njoftojnë mediat gjermane.

Arrestimi i vëllezërve 28 dhe 30 vjeçar, është raportuar në të gjitha mediat e botës, pasi ky arrestim ndodhi pas sulmit terrorist në Berlin, ku mbeten të vrarë 12 qytetarë dhe 48 të tjerë janë lënduar./KosovaPress/