Tashmë e dobësuar nga trazirat e shumta politike në Turqi, lira turke shënoi sot nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit, pas arrestimit të liderëve të partisë kryesore prokurde.
Në mesditën e sotme, monedha turke shënoi rënie me 1,25 për qind duke u këmbyer në kursin 3,15 lira kundrejt një dollari, në nivelin më të ulët regjistruar një ditë pas puçit të dështuar të shtetit korrikun e kaluar.
Lira turke pësoi luhatje gjatë javëve të fundit për shkak të frikës që ka lidhje me perspektivat e rritjes në nivele të përgjysmuara dhe pasigurisë politike, kryesisht që kur qeveria ka kaluar në ofensivë për të konkretizuar projektreformën e saj kushtetuese për forcimin e kompetencave të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Kjo rënie e përsëritur vjen ndërsa autoritetet turke arrestuan dy bashkëdrejtuesit dhe disa deputetë të Partisë demokratike të Popujve (HDP).