Mbeturinat e ndryshme kanë pushtuar Liqenin e Badovcit ditëve të fundit.
Rezervuari artificial, dy kilometra larg Graçanicës, është ndotur jashtëzakonisht shumë, sidomos pas reshjeve të mëdha në vend.
Shishe prej plastike, qese e mbeturina të tjera qëndrojnë mbi ujë, duke i dhënë liqenit një pamje mjaft të keqe.
Liqeni i Badovcit është një prej akumulimeve kryesore në Kosovë për përdorimin e ujit të pijshëm, i cili furnizon Prishtinën dhe rrethinën e saj.
Por, përkundër reshjeve të mëdha, uji është i pijshëm, ka thënë drejtori i Ujësjellësit “Prishtina”.
Ai ka mohuar që në krojet e qytetarëve është duke shkuar ujë i turbullt.
“Nuk është duke arritur uji i turbullt nëpër krojet e qytetarëve, uji është shumë kualitet, edhe sa i përket Batllavës, Badovcit dhe Shkabaj uji është mund të them me përgjegjësi se është i kualitetit të lartë, kështu që nuk ka asnjë problem sa i përket furnizimit me ujë të pijes”, ka thënë Ilir Abdullahu.