Rajon & Botë

Linda Hamilton kthehet në Terminator

Aktorja amerikane Linda Hamilton do të kthehet në filmin e njohur Terminator, i cili ka pasur dy vazhdime.

Kreatori i filmit James Cameron njoftoi se Hamilton është zgjedhur për rolin në këtë film, transmeton Hollywood Reporter.

Paramount Pictures sot ka konfirmuar lajmin, transmeton KosovaPress. Cameron do të jetë producent i vazhdimit, në regji të Tim Miller, regjisor i “Deadpool”.

Po ashtu është paralajmëruar edhe kthimi i Arnold Schwarzenegger.